LAJMI I FUNDIT:

AMP do të mbështet kandidatët e LSDM-së në zgjedhjet lokale

AMP do të mbështet kandidatët e LSDM-së në zgjedhjet lokale

Bordi Drejtues i Aleancës për Maqedoni Pozitive (AMP) në seancën që e mbajti me kryetarët e organizimeve komunale, vendosi të jep mbështetje për kandidatë për kryetarë komunash të udhëhequr nga LSDM në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“AMP jep kontribut maksimal për sjelljen e listave cilësore të kandidatëve për kryetarë dhe këshilltarë komunash. Kandidatët që ka ofruar AMP janë me kapacitet të madh njerëzor, moral dhe politik të cilët do të sjellin vlerat demokratike dhe në interes të qytetarëve”, thonë nga AMP.

Para disa ditëve edhe Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM) njoftoi se do të me LSDM-në për zgjedhjet lokale të 15 tetorit./Telegrafi/


RDM do të koalicionojë me LSDM-në në zgjedhjet lokale
Lexo po ashtu RDM do të koalicionojë me LSDM-në në zgjedhjet lokale