Manchester United ka konfirmuar sot se Ruud van Nistelrooy është larguar nga klubi, pasi ishte bashkuar në verë si ndihmës i Erik ten Hag, pastaj për ta udhëhequr ekipin në katër ndeshje si trajner kryesor.

Ai mori rezultate mjaftë të mira në këto ndeshje ku qëndroi si trajner kryesor i përkohshëm, derisa u bashkua Ruben Amorim, me të cilin klubin kishte arritur marrëveshje para një jave.


Portugezi sot ka zbarkuar në ambientet e klubit, ndërsa Manchester United nuk vonoi dhe doli me komunikatë për shtyp për holandezin.

“Manchester United mund të konfirmojë se Ruud van Nistelrooy është larguar nga klubi. Ruud u ribashkua në verë dhe ka marrë drejtimin e ekipit për katër ndeshjet e fundit si trajner i përkohshëm”.

“Ruud është dhe do të jetë gjithmonë një legjendë e Manchester United”.

“Ne jemi mirënjohës për kontributin e tij dhe mënyrën në të cilën ai i është qasur rolit të tij gjatë gjithë kohës me klubin. Ai do të jetë gjithmonë shumë i mirëpritur në Old Trafford”, thuhet në njoftimin e klubit.

Po ashtu janë larguar edhe ndihmës trajnerët Rene Hake, Jelle ten Rouëelaar dhe Pieter Morel.

Man Utd ka konfirmuar se shumë shpejtë do ta bëjë të ditur ekipin e trajnerëve që do të jenë në staf me Ruben Amorim. /Telegrafi/

telegrafi sport app