Ruben Amorim po bëhet gjithnjë e më i frustruar pasi çështje kyçe të skuadrës mbeten ende të pazgjidhura kur kanë mbetur vetëm edhe disa javë para nisjes së sezonit të ri.

Sipas gazetarit Dean Jones, pavarësisht kërkesave të qarta të Amorim për një sulmues të nivelit të lartë dhe një portier të besueshëm, drejtuesit e Manchester United ende nuk ka arritur ta përmbushë këtë kërkesë.


Amorim kishte kërkuar një numër 9 lider si Victor Osimhen ose Viktor Gyokeres, por përforcimet aktuale - dhe objektivat e mundshëm - nuk i kanë përmbushur pritjet e tij.

Në portë, dëmtimi dhe paqëndrueshmëria e Andre Onanas kanë shtuar presionin, pasi ende nuk është nënshkruar ndonjë konkurrent serioz.

Trajneri portugez thuhet se po humbet durimin, duke shpresuar për veprime të shpejta me përforcime urgjente nga të dyja anët. /Telegrafi/

telegrafi sport app