Amir Shaipi shkëlqen ndaj Thun, më meritori për fitoren e Luganos

Portieri Amir Shaipi ka dhuruar spektakël në fitoren e Luganos në udhëtim te Thun.
“Gardiani” i Kosovës ishte lojtari i ndeshjes nga “SofaScore”, si dhe arsyeja kryesore se pse Lugano i mori pikët e plota, meqenëse ishin me një lojtar më pak pasi Uran Bislimi u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Shaipi u vlerësua me notën 9.9, ku bëri nëntë pritje në total, gjashtë prej tyre ishin brenda zonës.
Ai u shqua edhe për lojën me këmbë, ku kompletoi 28 nga 38 pasimet e tentuar, si dhe gjashtë pasime të gjata.
Kjo formë vjen pas paraqitjes fantastike që kishte me Kosovën në triumfin ndaj Sllovenisë, ndërsa i mbetet të vazhdojë me të njëjtin ritëm për të marrë ftesë sërish nga Franco Foda për ndeshjet e marsit./Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































