Site icon Telegrafi

Amir Rrahmani zbulon kërkesën interesante që ia bëri trajneri i Kosovës

Amir Rrahmani vlerësoi paraqitjen e Kosovës në miqësoren me Hungarinë.

Kapiteni dardan foli për emisionin “Dardanët” në SuperSport, duke zbuluar edhe kërkesat e trajnerit të ri Franco Foda.

“Lojë interesante, shumë e mirë, sidomos në pjesën e parë. I ndalëm hungarezët dhe krijuam disa aksione të rrezikshme. Goli na prishi planet në të dytën, por nuk duhet ta humbnim toruan dhe të merrnim aq kundërsulme. Në përgjithësi ishte një ndeshje e mirë”, deklaroi fillimisht Rrahmani.

Lexo po ashtu Franco Foda reagon pas humbjes ndaj Hungarisë, tregon se ku gaboi Kosova

“Trajneri? Po provojmë të bëjmë lojën që kërkon trajneri i ri. Është vetëm ndeshja e dytë. Dhe patëm përballë një kundërshtar shumë të fortë. Po mundohemi të bëjmë presion lart, në mënyrë që të jemi shumë më afër golit”.

“Po qëndrojmë në bllok në mesfushë dhe në mbrojtje. Por, duhet të përmirësojmë presingun e lartë dhe reagimin”.

“E ardhmja? Kemi edhe miqësoret e qershorit, do të përgatitemi shumë më mirë për Ligën e Kombeve. Ai është synimi ynë për momentin. Ndeshjet e qershorit do të na ndihmojnë për të përgatitur takimet e Ligën e Kombeve”, theksoi më tej kapiteni i Kosovës. /ss/

Exit mobile version