Amir Rahmani ka luajtur nga minuta e parë ndaj Sampdorias, duke u veçuar me paraqitje të mirë.

Mbrojtësi i Kosovës, ka luajtur për 47 minuta, para se të goditej në kokë nga njëri prej lojtarëve kundërshtar që ngriti këmbën më shumë se sa duhet.


Stafi i Napolit nuk rrezikoi dhe e nxori nga loja mbrojtësin shqiptar, duke e futur Kostas Manolasin.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 2-0, pas golave të Victor Osimhen dhe Fabian Ruiz.

Rrahmani luajti javën që lamë pas ndaj Udineses duke shënuar edhe gol. /Telegrafi/