Qendërmbrojtësi Amir Rrahmani ka pësuar lëndim në përballjen ndaj Sassuolos.

Kapiteni i Kosovës si zakonisht ishte i padiskutueshëm në formacionin bazë të Antonio Conte, ndërsa po zhvillonte një paraqitje pozitive.


Sidoqoftë, pas 67 minutave lojë – Rrahmani pësoi një lëndim muskulor dhe u largua nga fusha pasi nuk mund të vazhdonte.

Ai u pa duke e kapur me dorë pjesën mbrapa këmbës, ndërsa ende nuk dihet se çfarë lëndimi ka saktësisht.

Brenda pak orëve, Rrahmani do t’i kryejë testet mjekësore për të mësuar më shumë detaje rreth këtij lëndimi si dhe datën e rikthimit në fushën e gjelbër.

Për Conte padyshim kjo do të jetë një problem serioz, meqenëse Rrahmani shihet si pika kyçe në aspektin defansiv./Telegrafi/

telegrafi sport app