LAJMI I FUNDIT:

AMG drejton akuza të ashpra në adresë të PSP-së

AMG drejton akuza të ashpra në adresë të PSP-së

Asociacioni Maqedonas i Gazetarëve (AMG) ka drejtuar kritika të ashpra në adresë të PSP-së për mënyrën se si i zhvillojnë procedurat, veçanërisht kundër Sead Koçan pronar i TV Nova dhe gazetarëve tjerë proqeveritar. Në kumtesën që e publikoi AMG, përmenden një numër i madh i diskualifikimeve dhe retorikës që një kohë të gjatë e shfrytëzon LSDM-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Tanimë opinioni nuk ka dilemë se PSP-ja dhe LSDM-ja bashkëpunojnë dhe kanë qëllime të njëjta dhe detyra të njëjta, prej kur PSP-ja e liroi nga përgjegjësia Zoran Zaevin dhe Zoran Verushevskim dhe hapi procedurë kundër pronarit të TV Nova, Sead Koçan, kryeredaktorit të Sitel Dragan Pavlloviq Llatas, si dhe kryeredaktorit të Veçer dhe gazetares në Sitel Ivona Talevska. Tanimë askush nuk ka dilema se PSP-ja nuk është pjesë sistemit të dretësisë në Maqedoni, por mjet për dënime e një partie dhe një njeriu”, thuhet mes tjerash në kumtesën AMG-së.

Në këtë kumtesë AMG gjithashtu drejton akuza të tjera të ashpra për punën e PSP-së duke thënë se bashkëpunojnë me LSDM-në dhe George Sorosin./Telegrafi/