LAJMI I FUNDIT:

Amerikanja shiti pronën për të jetuar në një anije turistike, por shkaku i një gabimi “ëndrra nuk i realizohet”

Amerikanja shiti pronën për të jetuar në një anije turistike, por shkaku i një gabimi “ëndrra nuk i realizohet”

Jenny Phenix nga Florida, shiti pasurinë në mënyrë që të mund të udhëtonte nëpër botë me anijen e lundrimit Villa Vie Odyssey.

Por, ëndrra iu shkatërrua kur iu ndalua të hipte në anije për shkak të mesazheve që dërgonte përmes WhatsApp, raporton thetelegraph.

Në një grup WhatsApp, Phenix shprehu pakënaqësinë për vonesën katërmujore të lundrimit, e cila ia prishi planet që kishte në Miami.


Ajo shprehu gjithashtu shqetësimin se puna në anije mund të vazhdojë pas nisjes, duke e detyruar atë të përdorë një kabinë të përkohshme.

Pas këtyre mesazheve, ajo është njoftuar se kontrata i është shkëputur për shkak të “sjelljes që ndikon negativisht në moralin e komunitetit”.

Kathy Villalba, shefi operativ i anijes, tha se ata morën rreth një duzinë ankesash prej saj.

Phenix pohon se nuk ishte kurrë e vrazhdë dhe se këto ishin biseda private. Sipas saj, zhgënjimi i pasagjerëve u rrit për shkak të vonesave të vazhdueshme dhe shumë e falënderuan atë që u bëri pyetje të rëndësishme në emër të tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Kalo në kategori