American School of Kosova (ASK) ka kënaqësinë të njoftojë përzgjedhjen e saj për të marrë pjesë në programin prestigjioz Harvard Prize Book, duke u bërë shkolla e parë e mesme në Kosovë që ofron këtë nder.
Harvard Prize Book, i prezantuar nga Shoqata e Alumni të Universitetit të Harvardit, vlerëson studentët e dalluar për ekselencën e tyre akademike, lidershipin dhe përkushtimin ndaj shërbimit për të tjerët, duke promovuar vlera që përputhen me trashëgiminë e këtij universiteti prestigjioz.
Ardian Hoxha, Presidenti i Bordit të American School of Kosova, shprehu krenarinë e tij duke thënë: “Përzgjedhja e ASK për të ofruar programin Harvard Prize Book është një dëshmi e përkushtimit tonë për të ofruar arsim të klasit botëror në Kosovë. Kjo mundësi forcon rolin tonë në formimin e gjeneratës së ardhshme të liderëve në vendin tonë dhe përtej tij.”
Ndërsa, Dr. Faton Bislimi, përfaqësues i Shoqatës së Alumni të Universitetit të Harvardit për Kosovën, theksoi rëndësinë e këtij partneriteti, duke thënë se: “Kjo nuk është vetëm një arritje akademike për ASK, por një moment historik për Kosovën. Përmes këtij programi, ne vlerësojmë dhe festojmë talentet e studentëve tanë më të shkëlqyer duke hapur dyer për mundësi globale që përputhen me trashëgiminë e ekselencës së Harvardit.” Tutje, ai shtoi se “beson se në të ardhmen e afërtë do të ketë edhe institucione tjera që do të futën në këtë program.”
Si pjesë e këtij programi, ASK do të nderojë tre nga studentët më të mirë të klasës së 11-të dhe një nga mësimdhënësit më të dalluar të saj, me një ceremoni zyrtare që do të mbahet në pranverën e vitit 2025.
Ky moment është një dëshmi e përkushtimit të ASK për të vazhduar arritjet akademike dhe për të nxitur liderët e ardhshëm, duke forcuar më tej njohjen në rritje të Kosovës në skenën globale të arsimit.
“Për këtë arritje të American School of Kosovo ka shkruar edhe gazeta zyrtare The Harvard Crimson.“
Phone: +383 38 777 277 | Email: info@askosova.org | Web: www.askosov.org
Address: Remzi Hoxha st. 10000 Shkabaj, Kosova
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës