AMC dhe Tip1omël nisin peticionin drejtuar qeverisë për përfshirjen e pompave të insulinës dhe monitorëve të glukozës në listën esenciale të barnave dhe materialeve shpenzuese

Action for Mothers and Children (AMC) dhe Tip1omël kanë lansuar sot në Ditën e të Drejtave të Njeriut - një peticion online duke i bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të shtojë monitorët e vazhdueshëm të glukozës (CGM), pompët e insulinës dhe materialet shoqëruese në Listën Esenciale të Barnave dhe Materialeve Shpenzuese.
Mijëra të rritur dhe qindra fëmijë në Kosovë jetojnë me diabet të tipit 1. Ata varen nga insulina që duhet ta marrin çdo ditë dhe monitorimi i shpeshtë i glukozës në gjak për të vazhduar jetë të sigurtë. Menaxhimi i kësaj gjendjeje kronike kërkon trajtim gjatë gjithë jetës dhe vigjilencë të vazhdueshme.
Shpimet e shpeshta në gisht, injeksionet e përditshme dhe monitorimi 24 orë mund tëkenë një ndikim të rëndë fizik dhe emocional. Për prindërit e fëmijëve me diabet të tipit1, frika nga luhatjet e papritura dhe të rrezikshme ndikon në çdo aspekt të jetës së përditshme.
“Sot, në Ditën e të Drejtave të Njeriut, po lansojmë një peticion për të ngritur vetëdijense qasja në kujdes modern për diabetin është një e drejtë themelore, ,tha Drejtorja Ekzekutive e AMC-së, Rina Demiri Spahija.
“Përfshirja e pompave të insulinës dhematerialeve shpenzuese në Listën Esenciale të Barnave dhe Materialeve Shpenzuese të Kosovës do të ishte një hap i madh drejt barazisë në kujdes shëndetësor dhe do t’u garantonte fëmijëve me diabet të tipit 1 një jetë më të sigurt dhe më të shëndetshme, sikur e meritojnë".
"Tip1Omël punon për të mbrojtur të drejtat e personave me diabet Tip 1 dhe për të rritur vetëdijen mbi rëndësinë e teknologjive moderne. Ne theksojmë se qasja në kujdes tëavancuar është e drejtë bazë” u shpreh Lisa Mehmeti, themeluese e Tip1Omël.
“Kërkojmë që pompat e insulinës dhe sensorët e glukozës të futen në listën esenciale, sepse ato shpëtojnë jetë dhe sigurojnë menaxhim më të sigurt e cilësor. Përfshirja e tyre do të sillte më pak komplikacione dhe trajtim në përputhje me standardet ndërkombëtare."
Bashkohuni me ne në mbrojtje të kujdesit shëndetësor si një e drejtë e njeriut dhe nënshkruani peticionin sot për të ndihmuar që pompat e insulinës dhe monitorët eglukozës të jenë të qasshme për të gjithë ata që kanë nevojë në Kosovë.
















































