LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori libanez zbulon se a kishte rëndë dakord lideri i Hezbollahut për një armëpushim pak para se të vritej

Ambasadori libanez zbulon se a kishte rëndë dakord lideri i Hezbollahut për një armëpushim pak para se të vritej

Udhëheqësi i vrarë i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, kishte rënë dakord për një armëpushim tre-javor pak para se të vritej, ka deklaruar ambasadori i Libanit në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërsa ofensiva e Izraelit kundër objektivave të Hezbollahut në Liban filloi muajin e kaluar, kishte shpresa publike për një armëpushim të shpejtë, me SHBA-në dhe Francën optimiste se një marrëveshje do të arrihej.

Por, izraelitët u duk se refuzuan çdo përpjekje disa orë më vonë dhe sulmet ajrore kanë vazhduar në Liban që nga ajo kohë – me Hezbollahun që gjuan rregullisht raketa në Izrael, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.


I pyetur nëse thashethemet se lideri i ndjerë i Hezbollahut kishte mbështetur një armëpushim ishin të vërteta, Rami Mortada tha “po” dhe se qeveria libaneze – e cila nuk drejtohet nga grupi militant – kishte rënë dakord.

“Po, ne shprehëm dakordësinë tonë për këtë skemë që u parashtrua nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe 15 vende të tjera”, tha Mortada.

“Fatkeqësisht, gjithashtu, çfarë ndodhi kur Netanyahu arriti në New York? Ai hodhi poshtë gjithë këtë plan paqeje dhe ende po e bën këtë”, shtoi ai.

I pyetur nëse mendon se mund të kishte pasur një armëpushim dhe se ai u prish nga vrasja e Nasrallah, ai tha se “kjo është një deklaratë që dihet”.

Mortada deklaroi gjithashtu se ekziston një “mënyrë diplomatike” për të “adresuar shqetësimet”.

Ndryshe, ambasadori e përshkroi Izraelin si një vend që “di vetëm të vrasë dhe që nuk është në gjendje të sigurojë paqen”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Evropa
Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Amerika
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
Kalo në kategori