LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Jess Baily sot e vizitoi Manastirin

Ambasadori Jess Baily sot e vizitoi Manastirin

Ambasadori i SHBA-së në Republikën e Maqedonisë Jess Baily sot vizitoi Komunën e Manastirit dhe realizoi një takim pune me kryetaren e komunës, Natasha Petrovska.

Petrovska i paraqiti potencialin e qytetit për, zhvillimin e turizmit, industrisë, bizneseve të vogla dhe të mesme dhe infrastrukturën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Manastiri ka potenciale të mëdha, të cilat, për fat të keq, ende nuk janë përdorur, por në to ka shumë hapësirë për përmirësim dhe investim. Ju mund të investoni në Parkun Kombëtar “Pelister”, si dhe masa të tjera që mund të merren për të rinjtë që të qëndrojnë në Manastir”, theksoi Petrovska.


Vizita e Ambasadorit Bailey në Manastir ishte në kuadër të aktiviteteve dhe organizimit të panairit të parë të Krijuesve në Ballkan, që zhvillohet nga sot deri më 20 Maj në Manastir, me pjesëmarrjen e 20 organizatave krijuese nga Maqedonia.

Ngjarja është një tubim i entuziastëve teknologjikë, zanatçi, mësues, inxhinierë, klubet shkencore, autor, artistë, studentë dhe njerëzit nga bizneset e të gjitha moshave. U pasurua me demonstrime praktike dhe punëtori për printera 3D, robotikë, programim kompjuterik dhe punë artizanale, njoftojnë nga komuna e Manastirit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Lajme
Kalo në kategori