Ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill tha se duhet bërë shumë për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në Konferencën e Sigurisë në Beograd ai theksoi se është e rëndësishme të mbështetet dialogu i udhëhequr nga BE-ja.
“Është shumë e rëndësishme që të aktivizohen ato procese dhe të krijohen kushte për normalizimin e marrëdhënieve. Por, padyshim që ka shumë punë për të bërë. Kjo është diçka që është pjesë e kësaj administrate aktuale, por edhe e të ardhshmes, sepse problemi nuk mund të zgjidhet menjëherë. Duhet të punohet shumë për të arritur statusin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, tha Hill.
Siç raportojnë mediat serbe, Ai shtoi se i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka bërë shumë propozime pozitive për tema të shumta, duke përfshirë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Këto janë gjëra që ai i ka nisur që në fillim dhe duhet të zbatohen. Më vonë, nëse të gjithë bëjnë atë që sugjeroi Lajçak, do të jemi në një vend më të mirë. Sigurisht që kemi humbur kohë për shumë arsye, por duhet t’i rikthehemi punës”, theksoi ambasadori amerikan, transmeton Telegrafi.
I pyetur lidhur me konstatimet se që vijnë nga mediat në Kosovës se Serbia nuk ka zbatuar marrëveshje të caktuara, por se ka presion ndaj Kosovës për ta bërë këtë, Hill thekson se nuk është i sigurt nëse do të pajtohej me atë pikëpamje.
“Gjithçka është shumë më komplekse dhe ne duhet të vazhdojmë normalizimin dhe të miratojmë propozimet e bëra nga Lajçak. Nuk mund të pajtohem me deklaratën tuaj [gazetarit]. Mendoj se nuk po e shihni shumë mirë situatën dhe duhet të kuptoni se është një proces kompleks që përfshin të dyja palët”, tha Hill.
I pyetur nëse dialogu do të zhbllokohej nëse Prishtina dërgonte draftin evropian të statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, Hill tha se kjo është punë e Lajçakut dhe duhet të pyetet ai për mendimin e tij.
“Mendimi ynë është se duhet të mbështesim Lajçakun, propozimet e tij dhe të përpiqemi t’i miratojmë sipas marrëveshjes së përbashkët”, theksoi ai.
I pyetur se si do të ndikojë zgjedhja e presidentit të ri të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Hill thekson se aktualisht në Uashington është një periudhë tranzicioni.
“Duhet bërë shumë punë kur bëhet fjalë për emërimin e zyrtarëve [amerikanë] në poste të larta. Pasi kjo të përfundojë, do të ketë emërime në poste të tjera, shumë prej të cilave duhet të konfirmohen nga Senati. Duhet të shohim se si do të zhvillohet gjithçka dhe për momentin nuk mund t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje”, përfundoi Hill. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?