Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde thotë se nuk ka rrezik për luftë mes Kosovës dhe Serbisë, duke komentuar kështu deklaratat e kryeministrit kosovar, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Ai gjithashtu tha se nuk ka rrezik për një Republika Sprska brenda Kosovës.
Ambasadori gjerman ka thënë se kjo është një retorikë që po i ngrit emocionet dhe po i rritë tensionet, por që një gjë e tillë asnjëherë nuk ndihmon.
Ai ka thënë se NATO ofron siguri për gjithë vendin.
“Jo. Kjo është një retorikë që po i ngritë emocionet dhe po i rritë tensionet dhe kjo asnjëherë nuk ndihmon. Kosova ka prezencë të trupave të KFOR-it për më shumë se 22 vjet, dhe NATO ofron siguri për vendin. Janë 27 shtete këtu që kontribuojnë për stabilitet Kosovë”, tha Rohde, për tëvë1.
Tutje, Rohde thekson se këto janë përpjekje të Rusisë që ta destabilizojë rajonin dhe synon që të ngadalësojë procesin e integrimeve të këtyre vendeve.
“Çfarë shoh unë janë përpjekjet që vijnë nga Rusia për ta destabilizuar regjionin e Ballkanit Perëndimor. Rusia synon që ta ngadalësojë procesin e integrimeve për këto vende. Palët duhet ta kuptojë që rruga për në Evropë arrihet vetëm përmes bashkëpunimit dhe jo konfrontimit”, shtoi ai.
Rohde ka bërë thirrje që marrëveshjet e Brukselit të respektohen, pasi sipas tij, Qeveria duhet të jetë ajo që i anashkalon problemet.
“Ne e kemi thënë disa herë se marrëveshjet e Brukselit duhet të respektohen. Siç janë arritur ato marrëveshjet që i ceka më herët për targa dhe letërnjoftime, edhe asociacioni është një marrëveshje që duhet të respektohet dhe të zbatohet. Pyetja është si? Kjo i takon Qeverisë së Kosovës se si do e zbatojë. Duhet të ketë propozime nga Qeveria dhe jo të zmadhohet problemi. Nuk ka as edhe një rrezik të ketë një Republika Sprska brenda Kosovës”, tha Rohde.
Ndërkaq, lidhur me vendimin për Manastirin e Deçanit, Rohde tha se Qeveria aktuale si dhe Qeveritë e kaluara, nuk kanë zbatuar një marrëveshje, e kjo sipas tij, mund ta minojë kredibilitetin e Kosovës.
“Ka shumë raste në Evropë që mund të merren shembull se si të formohet asociacioni, këtë e ka përmendur edhe Përfaqësuesi Special. Kushtetuta e Kosovës ka treguar se çfarë mund të bëhet dhe çfarë nuk mund të bëhet. Mos të harrojmë edhe një gjë, marrëveshjen për Manastirin e Deçanit. Ne i kemi lëshuar pesë deklarata për shkak të moszbatimit të këtij vendimi. Është një marrëveshje që nuk po zbatohet nga kjo Qeveri por edhe nga të kaluarat. Duhet t’i qëndroni mbrapa atyre marrëveshjeve që i keni nënshkruar, ndryshe e minoni kredibilitetin tuaj”, tha tutje ai.
Gjithashtu, Rohde tha se kjo çështje mund të bëhet pjesë e pakos së aplikimit të Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!