LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori gjerman në Maqedoni: Kompromisi emocional që mbyll debatin për të kaluarën

Ambasadori gjerman në Maqedoni: Kompromisi emocional që mbyll debatin për të kaluarën

Nëse Maqedonia nuk përmbush atë që është rënë dakord me propozimin francez për ndërhyrjet e Amendamenteve në Kushtetutë, askush nuk mund të thotë se çfarë do të ndodhte më pas – thotë zëvendës ambasadori gjerman në Maqedoni, Otto Graf.

“Pasojat e kësaj janë, kishte një marrëveshje, nëse nuk përmbushet ajo që ishte në marrëveshje, kaq, aq nga marrëveshja. Vendi e di, nëse ajo që duhet të përmbushet nuk përmbushet, duhet ta dijë se çfarë do të ndodhë më pas, dhe për momentin nuk e dimë se çfarë do të ndodhë më pas. Ky është një kompromis emocional, i cili ngjall ndjenja emocionale, por nëse e shikoni nga pikëpamja matematikore, nëse bullgarët futen në Kushtetutë, atëherë do të jetë e qartë se bullgarët nuk janë maqedonas, dhe debatet për çështjet e së kaluarës, nëse maqedonasit janë bullgarë dhe anasjelltas, do të shmangen. Duke i futur bullgarët në Kushtetutë, dihet se ata janë një popull i veçantë”, tha Otto Graf – Zëvendës Ambasador i Gjermanisë.

Për profesorin nga Mali i Zi Tahiroviq, është simptomatike që Bullgaria qëndroi e heshtur ndërsa mosmarrëveshja me Greqinë zgjati, dhe më pas bllokoi rrugën e Maqedonisë.


“Është shumë simptomatike pse Bullgaria gjatë gjithë kohës heshti, derisa problemi midis Maqedonisë dhe Greqisë ishte në vazhdim, dhe pranoi 500,000 shtetësi maqedonase, dhe tani e ka atë numër. Ata thonë se maqedonasit janë bullgarë, se ata flasin gjuhën bullgare. Dhe me këto argumente ata paraqiten para Parlamentit Evropian dhe kështu pengojnë procesin e hyrjes së suksesshme të Maqedonisë në BE. A ka diçka tjetër pas saj, kur bëhet fjalë për rikompozimin e territoreve dhe krijimin e hartave të reja të caktuara në Ballkan, të cilat Jansha i publikoi më herët, do të shohim”, deklaroi Mehmedin Tahiroviq – profesor nga Mali i Zi.

Këto pikëpamje u shprehën në konferencën rajonale “Roli i NATO-s në projektimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor” që u mbajt në Ohër. /Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori