LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori francez kërkon nga Qeveria e Kosovës të mos e surprizojnë, thekson nevojën e koordinimit

Ambasadori francez kërkon nga Qeveria e Kosovës të mos e surprizojnë, thekson nevojën e koordinimit

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, ka shpjeguar në “Debat Plus”, se çfarë nënkuptojnë me koordinim dhe pse është i rëndësishëm për ta.

Ai tha se koordinim do të thotë që autoritetet e Kosovës, të mos i zënë në befasi shtetet mike sic janë Franca, Gjermania e shtetet tjera.

Koordinim sipas tij do të thotë që KFOR-i dhe EULEX-i të njoftohen paraprakisht për veprimet e rëndësishme.


“Koordinimi do të thotë menaxhimin e dallimeve potenciale në mendime, që nënkupton të mos i merrni miqtë e tu, aleatët e tu, siç është Franca e Gjermania, dhe të mos i befasoni ata. Ka të bëjë me atë që të  bisedoni paraprakisht, do të mundoheni të ulni apo zvogëloni  fushëveprimet e dallimeve, kështu e nënkuptojmë koordinimin. Është po ashtu për njoftim shumë më parë me institucionet e BE-së, që quhet EULEX-in, që po bën punë të rëndësishme, bashkë me Policinë dhe KFOR-in që janë  përgjejgjëse për të siguruar mjedisin e sigurtë për të gjithë. Ka një vështirësi, nëse këto..dy misione që luajnë rol të rëndësishëm për sigurinë në Kosovë edhe nëse ato befasohen. Këtë e nënkupton koordinimi”, tha ai.

Tutje ai e përmendi zbatimin e rregullores së BQK-së, duke thënë se kishte ndikim negativ te serbët në veri të Kosovës.

Po ashtu, sipas tij veprimet e autoriteteve kosovare në veri të vendit mund të shndërrojnë situata problematike.

“Ka ndikim në jetën e përditshme, të qytetarëve të rëndomte të Kosovës që kanë rastisur të jenë serbë. Dhe kur Qeveria merr vendim, qoftë një vendim shumë legjitim, si pjesë e procesit vendimmarrës shikohet ndikimi i atij vendimi te popullata, një nga arsyet që ishim kritikë, në fillim të janarit lidhur me rregulloren e BQK-së, apo zbatimit të vendimit, ka qenë mungesa e vlerësimit të ndikimit te popullata dhe frikësohemi që aktivitetet të fundit në veri do ta kenë të njëjtën ndikim te popullata. Kur njerëzit janë të pakënaqur, ekziston rreziku që të shndërrohen në një situatë që mund të jetë problematike”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori