Pas fitores së Përfaqësueses së Kosovës ndaj Bullgarisë ka reaguar edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O'Connell.

Kosova ka arritur të marr një fitore të madhe në udhëtim te Bullgaria me rezultat 3-2 në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.


Kjo fitore ishte histori pasi ishte e para për Dardanët në ndonjë ndeshje kualifikuese për botëror apo evropian.

Fitorja ndaj Bullgarisë u vlerësua lartë edhe nga ambasadori i Britanisë së Madhe, O'Connell.

O'Connell ka vlerësuar durimin e madh të djelmoshave të Kosovës për të arritur fitoren.

ffk kos 61740858 677023356056989 3554620528912519520 n e1560203506265 Festa e futbollistëve pas fitores historike (Foto: FFK-Kosova)

Postimi pa ndërhyrje i ambasadorit O'Connell: Nuk humben shpresë. Nuk u dorëzuan. Fituan. Urime djema! Urime Kosova!/Telegrafi/

telegrafi sport app