Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott ka takuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ndërsa tha se ka dëgjuar planet e tij për LDK-në dhe rolin si opozitë.
Abbott në një postim në Twitter shkruan se ka uruar Abdixhiku për pozitën në krye të LDK-së.
“Urova Lumir Abdixhikun dhe i dëgjova planet e tij për të ardhmen e LDK-së dhe rolin konstruktiv të opozitës që ata presin ta luajnë”, shkruan Abbott.
Ndryshe, të premten është paraparë takimi ndërmjet liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për tu konsultuar rreth formimit të institucioneve.
Ndryshe, edhe LDK ka njoftuar për takimin e Abdixhikut me Abbott.
“Kryetari Abdixhiku e njoftoi Ambasadorin Abbott për synimet dhe programin e tij në LDK dhe qëndrimet e LDK-së rreth situatës aktuale politike në vend dhe formimit të institucioneve të Kosovës. Kryetari Abdixhiku falënderoi Ambasadorin Abbott për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Republikës së Kosovës në të gjitha periudhat”.
“Duke e uruar kryetarin Abdixhiku për detyrën e re, Ambasadori britanik Nicholas Abbott, tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të përkrahë institucionet e Kosovës, dhe do të jetë partner në projektet që synojnë zhvillimin e Kosovës, forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe fusha tjera. Po ashtu gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve dhe për mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi”. /Telegrafi/
I offered @LumirAbdixhiku my congratulations over coffee this morning and heard about his plans for the future of the LDK and the constructive opposition role they expect to play. pic.twitter.com/a9dgjB3GAR
— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo) March 17, 2021
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Mungesa e reshjeve të borës, Qendra e skijimit “Kodra e Diellit” mbyll sezonin turistik dimëror 2024-2025

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët