LAJMI I FUNDIT:

Hill: Vendimi i BQK-së për dinarin një befasi e panevojshme, duhet dhënë rëndësi formimit të Asociacionit

Hill: Vendimi i BQK-së për dinarin një befasi e panevojshme, duhet dhënë rëndësi formimit të Asociacionit

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës që të mos lejojë pagesat në Kosovë me dinarin serb, ishte një “befasi e panevojshme”.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian “po monitorojnë nga afër dhe po analizojnë zhvillimin e situatës”.

Sipas ambasadorit Hill, një fazë e rëndësishme e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është duke u zhvilluar, dhe se befasitë dhe çështjet që nuk janë në interes të përbashkët duhet të shmangen, raportoi Radio Televizioni i Serbisë.


“Ne mendojmë se gjëja më e rëndësishme tani është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por po ashtu që Kosovës t’i jepet mundësia e anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare. Ne duhet të përqendrohemi në këto dhe të shmangim temat që nuk janë në interes të përbashkët”, tha Hill.

Më 17 janar, Banka Qendrore e Kosovës miratoi një rregullore për operacionet për paratë e gatshme, sipas së cilës, monedha e vetme që lejohet për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme në Kosovë është euro.

Rregullorja do të hyjë në fuqi më 1 shkurt.

Në Kosovë, në të gjitha vendbanimet me shumicë serbe, popullsia atje përdor dinarin serb për të kryer pagesa dhe ata që punojnë në institucionet serbe në Kosovë, i marrin edhe pagat me dinarë. Me dinarë paguhen edhe pensionet, sipas sistemit serb si dhe shtesat për fëmijë dhe ndihmat sociale.

Gjithashtu, në zonat ku banojnë serbët, dinarët përdoren në objektet tregtare, ndërkaq në katër komunat me shumicë serbe në veri, çmimet janë me dinarë.

Në rregulloren e BQK-së, u tha se valutat joeuro mund të përdoren vetëm për t’u ruajtur “në formë fizike apo në llogaritë bankare” dhe me to mund të kryen pagesa ndërkombëtare dhe këto valuta po ashtu mund të përdoren për këmbim.

Por, këmbimi, sipas BQK-së, mund të kryhet vetëm përmes institucioneve të licencuara nga ajo për këtë shërbim.

Pas miratimit të kësaj rregulloreje, Bashkimi Evropian – që ndërmjetëson dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë – u bëri thirrje palëve që të shmangin veprimet e pakoordinuara. Nga blloku evropian po ashtu kanë thënë se janë dhe analizuar dhe duke kërkuar sqarime nga Kosova për këtë vendim dhe për implikimet që ai mund të ketë.

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Lajme
Kalo në kategori