LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorët “e ngujuar” në Komision kuvendor, Presidenca me paralajmërim nëse vëren tendenca për bllokim

Ambasadorët “e ngujuar” në Komision kuvendor, Presidenca me paralajmërim nëse vëren tendenca për bllokim

Për shkak të zvarritjes në Komisionin kuvendor për politikë të jashtme, 5 ambasadorë ende nuk kanë shkuar në vendet ku duhet ta përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut dhe nga të cilat tashmë ka agreman.

Zoran Popov – ShBA
Agron Buxhaku – Kanada
Metodija Belevski – Belgjikë
Driton Kuçi – Norvegji
Evgenija Ilieva – Sllovaki

Pasi janë dhënë të gjitha miratimet për emërimin e tyre, procedura e fundit që duhet të bëjnë, është që në Komisionin kuvendor për Politikë të Jashtme t’i prezantojnë pikëpamjet e tyre për marrëdhëniet me shtetin ku do të shkojnë. Kjo parashihet në nenin 39 të Ligjit për Punë të Jashtme. Por Komisioni ku duhet t’i prezantojnë tezat assesi të thirret.


Kryetar i këtij Komisioni është Antonio Milloshovski, i cili nuk iu përgjigj pyetjeve tona për arsyet e vonesave dhe se kur planifikon ta thërrasë seancën. Ai dje ka dhënë një prononcim për “Telma”, por prapë pa specifikuar afat kohor për seancën.

“Të hënën do t’i shqyrtojmë materialet në lidhje me ambasadorët e niminuar dhe do t’i konsultojmë anëtarët e komisionit për seancë të mundshme në përputhje me kalendarin e Kuvendit dhe të seancave plenare”, tha Antonia Milloshovski, kryetar i Komisionit Kuvendos për Politikë të Jashtme.

Një gjë që duhet theksuar, është se ky Komision jo detyrimisht duhet të japë dritë jeshile për ambasadorët e rinj. Puna e këtij komisioni ka vetëm karakter konsultativ, por jo për të sjellë vendime. Vulën për emërimin e një ambasadori e jep Qeveria, Presidenti dhe shteti ku shkon ambasadori. Nga “Vila Vodno” i thanë TV21 se Presidenti e respekton praktikën tashmë të vendosur që kandidatët për ambasadorë të referojnë para Komisionit kuvendor, por shtojnë se Pendarovski do të veprojë në interes të shtetit nëse vë re se në Kuvend ka tendenca për bllokim.

“Presidenti po e ndjek punën e komisionit kuvendor dhe në rast se atje ekziston qëllim i qartë për bllokim, atëherë vendimet për dërgimin e ambasadorëve do të merren në përputhje me interesat strategjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thonë nga Kabineti i presidentit t;ë RMV-së./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Kalo në kategori