Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O'Conell ia ka kushtuar një status lojtarit të Belgjikës me prejardhje shqiptare, Adnan Januzaj.

Kombëtarja e Belgjikës ka shënuar fitore ndaj Anglisë me rezultat minimal 0-1 në ndeshjen e tretë të vlefshme për Grupin G në Kupën e Botës "Rusia 2018".


Kjo ishte fitorja e tretë në grupet e Kampionatit Botëror dhe erdhi falë një supergoli të shënuar nga shqiptari Januzaj.

Pas këtij goli, Januzaj u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes nga votuesit e FIFA-s dhe pati lëvdata për paraqitjen e tij.

Adnan Januzaj Festa e Januzajt pas golit të shënuar (Getty Images)

Megjithatë, ky gol nuk e ka gëzuar edhe ambasadorin britanik në Kosovë, O'Conell.

Ruairi O'Conell duket se është duke e përcjell Botërorin dhe sidomos lojtarët kosovarë që luajnë nëpër kombëtare që marrin pjesë në Rusia 2018.

Por, ky gol i Januzajt nuk e ka gëzuar fare, për dallim nga ata të kaluarit që shënuan për Zvicrën.

"Zakonisht gëzohem kur shënojnë Kosovarët . . . veç sonte më pak", ka shkruar O’Conell në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

telegrafi sport app