LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e Gjermanisë njofton se prej 1 shkurtit do të ketë ndryshime në procedura për vizë

Ambasada e Gjermanisë njofton se prej 1 shkurtit do të ketë ndryshime në procedura për vizë

Prej 1 shkurtit të këtij viti në ambasadë do të shtohet mundësia që për personave që kanë aplikuar për vizë, t’u kthehet vendimi i kërkesës për vizë nëpërmjet shërbimit postar DHL.

Në një njoftim të Ambasadës së Gjermanisë, thuhet se me këtë procedurë do të fitohet më shumë kohë për t’u pranuar kërkesat e aplikuesve për vizë.

Dërgimi i pasaportave nëpërmjet shërbimit DHL


Juve do t’ju jepet mundësia për të marrë pasaportën tuaj bashkë me vendimin e kërkesës tuaj për vizë nëpërmjet shërbimit postar DHL. Kjo ju kursen kohën e gjatë të pritjes gjatë dhënies së pasaportave dhe ju kursen ardhjen për herë të dytë në sektorin e vizave, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Gjermanisë.

Me plasimin e këtij shërbimi të ri, ne jemi duke e hequr procedurën e përditshme të dhënies së pasaportave, për të fituar më shumë kohë për të pranuar kërkesat tuaja për vizë.

Pasaportat tani do të jepen një herë në javë, çdo të enjte në orën 14:00, për herë të parë më 08.02.2018. Përfitoni nga mundësia më e rehatshme, për të marrë pasaportën tuaj nëpërmjet shërbimit postar DHL!

Koha e re e konsultimeve telefonike

Nga data 01.02.2018 koha e konsultimeve telefonike do të jetë në mëngjes ndërmjet orës 9 dhe 12. Ju lutemi të keni parasysh se ne nuk mund t’i përgjigjemi pyetjeve rreth statusit të kërkesave në telefon. Ju lutemi që para se të na telefononi, të shfrytëzoni informacionet në faqen tonë të internetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori