Ambasadat shqiptare hapin dyert në 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut

Shtëpitë diplomatike të Shqipërisë në të gjithë botën kanë hapur dyert me aktivitete të shumta në 550-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeu, deklaron ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.
Bushati shprehet se “heroi ynë Kombëtar, Skënderbeu ka shkelur kudo ku ka shqiptarë nëpër botë për të sjellë në vëmendjen e të gjithëve virtytet e shqiptarëve dhe lavdinë e tij. Ambasadat shqiptare çelën dyert me aktivitete të shumta në 550-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit, për të festuar vitin mbarëkombëtar të Skënderbeut”.
Papa Françesku ka mbajtur një konferencë “Rrënjët evropiane të Shqipërisë nga Giorgio Castriota Scannderbeg”, ku ka bekuar Skënderbeun.
Audienca e posaçme me Papa Françeskun, dedikuar popullit shqiptar dhe konferenca “Le radici europee di Albania di Giorgio castriota Scannderbeg”.
Pragë - Pritje nga ambasada e Shqipërisë në kuadër te Vitit të Skënderbeut.
Stokholm - Ambasada e Shqipërisë organizon një aktivitet me libra antikuar të Nugee për heronjtë tonë Kombëtarë. Mbrëmja e librit “Kryqtari i fundit” i Virgjil Kules në shtëpinë e Shqipërisë në Paris.
Athinë - Ekspozitë me harta e libra të koleksionistit Panajotis Kolomihalit, të bibliotekës Genadios në Greqi.
Bavari - Aktivitet i përbashkët i konsullatës shqiptare dhe kosovare.
Budapest - Ceremoni përkujtimore në Eger të Hungarisë nga ambasada e Shqipërisë.
Otava - Ekspozitë unike e librave antikë, botuar rreth heroit Kombëtar, organizuar nga ambasada e Shqipërisë.
Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë organizoi konferencë “Skenderbeu, liria dhe paqja”.
Zagreb - Ambasada e Shqipërisë dhe Kosovës organizuan aktivitete nga Këshilli Pakicat Kombëtare “Shqiptaro-Kroate”.
Londër - Organizohet një ceremoni përkujtimore pranë bustit të Heroit tonë Kombëtar.
Mali i Zi - Ambasada e Shqipërisë mblodhi në Tuz bashkëkombësit në një aktivitet artistik.
Shkup - Ambasada e Shqipërisë organizoi ceremoni solemne në nder të 55-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut.
Bruksel - Aktivitet përkujtimor në statujën e Gjergj Kastriotit Skënderbeu.
Nju Jork - Mesha e kremtuar nga Imzot Gjergj Meta, Ipeshkv i Rrëshenit, mbështetur nga ambasada e Shqipërisë.
Romë - Viti i Skënderbeut, homazhe pranë bustit të Heroit në sheshi “Albania”. Romë u organizua konferenca: “Skëndebeu: Heroi që bashkon”.
Romë - Konferenca me titull: “Epoka e Skënderbeut midis Mesjetës dhe Kohëve Moderne në Mesdhe”.
Milano - Ekspozitë: “Il Rituale Fotografico The Photographic Ritual” .
Bukuresht - U organizuar koncerti me sopranon Arlinda Morava, në Pallatin Sutu.
Moskë - Mbrëmje kulturore kushtuar Heroit tonë Kombëtar.
Bratislavë - Në kërkim të gjurmëve të Gjergj Kastriot Skënderbeut, në kështjellën 700 vjeçare Bytcas.
Lubjanë - Shfaqje e filmit “Skënderbeu”, organizuar nga Shoqata Shqiptare “Forum-Ilirida” dhe ambasada Shqiptare. Miçigan- Veprimtari shoqërore, shkencore e kulturore, në qytetin e Detroitit.
Bernë - Nderohet me “Certifikatën Mirënjohje për kontribute të veçanta”, prof. Astrit Leka, ideator i bustit Skënderbeu në Gjenevë. /ATSH/


















































