Në vitin e pestë të integrimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian, ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq tha se është koha për ndryshim dhe sipas saj gjëja më e rëndësishme për rrugëtimin në BE është investimi i brezave të rinj në dija.
Në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore të Universitetit të Prishtinës, Ambasada e Kroacisë ka shënuar vitin e pestë të integrimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian.
Ambasadorja kroate Kapitanoviç tha se është e rëndësishme të ruhet integriteti dhe madje siç tha kjo është mjet efektiv dhe luan rol në ndryshim. Ajo po ashtu ka porositur se mes tjerash ka thënë se dija është gjëja më e rëndësishme për rrugëtimin në BE.
“Qeveria kroate ka financuar programet për bursa për çështjet e integrimit evropian. Disa shtete anëtare na kanë ndihmuar qysh nga fillimi dhe këta njerëz janë kthyer për të praktikuar këto njohuri të reja në punët e përditshme. Kjo pra ka qenë një forcë shtytëse, ku gjeneratat e reja kishin mundësinë të punonin dhe për t’u zgjeruar në fushën e administrimit publik. Ata kanë shfrytëzuar këtë energji dhe andaj ka pasur progres. Por gjëja më e rëndësishme ishte dija për dekadën e rrugës së integrimit evropian. Kjo ka qenë një ndër pikat kryesore. Unë po e them këtë, sepse dija si e tillë nuk është vetëm pika kryesore e integrimit evropian por njëherit është edhe pika kryesore për zhvillimin e një vendi si tërësi”, tha Kapitanoviq, raporton KosovaPress.
Ajo ka folur edhe për procesin e stabilizim-asociimit që e kanë filluar në vitin 2001.
“Me BE-në siç e dini, ose ndoshta nëse nuk e dini, kemi filluar të negociojmë në vitin 2001 Marrëveshjen për Stabilizim Asociim (MSA), që kosovarët e njohin shumë mirë dhe përfundoi me pranimin në fillim të korrikut 2013, kështu që në thelb ishte më delikate, një ditë, le të themi në jetën individuale, ishte një periudhë mjaft e gjatë, nëse e shikoni nga pikëpamja e zhvillimit të shtetit, duhet të merret parasysh se kemi filluar me procesin e integrimit evropian në të njëjtin vit kur kemi përfunduar të ashtuquajturën marrëveshjen Erdut. Çka ishte marrëveshja e Erdut? Ishte një periudhë e riintegrimit paqësor të pjesëve lindore të Kroacisë në vend, kështu që në vitin 98 paralelisht ne përfunduam riintegrimin paqësor dhe filluam me integrimin evropian, gjë që nuk ishte shumë e lehtë”, tha ambasadorja kroate.
Ajo ka njoftuar që nesër do të mbahet një ligjeratë në Akademinë e Muzikës në Prishtinë.
Në këtë organizim pjesëmarrës ishin ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, shefja e zyrës së Bashkimit Evropian Nataliya Apostolova dhe përfaqësues të tjerë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite