Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali ka njoftuar se me qëllim të rikthimit të normalitetit në Itali, Ministria e Shëndetësisë në këtë vend ka nënshkruar urdhëresën e re që parashikon lehtësimin e masave për të gjithë ata që udhëtojnë nga shtetet jashtë BE-së, në të cilën është përfshirë edhe Kosova.
Me kusht që të mos shfaqen simptoma të Covid 19, nga data 1 mars 2022, të gjithë ata që udhëtojnë drejt Italisë, janë të obliguar të respektojnë dhe paraqesin dokumentet e nevojshme.
Njofti i i plotë i ambasadës së Kosovës në Itali:
“NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR UDHËTIMET NGA KOSOVA NË ITALI!!
Me qëllim të rikthimit të normalitetit në vend, Ministria e Shëndetësisë e Italisë ka nënshkruar urdhëresën e re që parashikon lehtësimin e masave për të gjithë ata që udhëtojnë nga shtetet jashtë BE-së, në të cilën është përfshirë edhe Kosova.
? Kjo urdhëresë hyn në fuqi me datë 01 mars deri me 31 mars 2022.
Me kusht që të mos shfaqen simptoma të Covid 19, nga data 1 mars 2022, të gjithë ata që udhëtojnë drejt Italisë, janë të obliguar të respektojnë dhe paraqesin dokumentet e nevojshme.
Masat në fuqi lejojnë hyrjen në Itali, me detyrimin që secili të paraqesë dokumentet e mëposhtme:
– formularin dixhital PLF (passenger locator form) që gjendet në vijim https://app.euplf.eu/#/, i cili duhet të plotësohet në formë dixhitale apo të shtypur;
– Certifikatën e vaksinimit për vaksinim të plotë apo certifikatën e lëshuar nga autoritetet kompetente pas shërimit nga Covid 19, apo Vërtetim Ekuivalent i lëshuar nga Autoritetet Kompetente Shëndetësore, e vërtetuar nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA); Certifikatat mund të tregohen në format dixhital ose kopje e shtypur
Në mungesë të paraqitjes së ndonjërës prej certifikatave të sipërpërmendura, do të aplikohet masa e vetë-izolimit prej 5 ditësh në adresën e shënuar në Passenger locator Form, me detyrimin që pas përfundimit të vetë-izolimit të bëhet një test antigjen apo tampon molekular.
Përjashtimet:
Përjashtimi nga obligimi i certifikatës së vaksinimit, tamponit molekular ose antigjen para nisjes si dhe vetë-izolimit, por me detyrimin që të plotësohet formulari dixhital i vendndodhjes së udhëtarit, zbatohet vetëm në këto raste:
– për ekuipazhin e mjeteve të transportit;
– për punëtorët kufitarë që hyjnë dhe dalin nga territori italian për arsye të vërtetuara pune dhe për rrjedhojë kthimin në vendbanim apo shtëpinë e tyre
– nxënësit dhe studentët që ndjekin ndonjë kurs studimi në një shtet tjetër nga ai i vendbanimit, në të cilën kthehen çdo ditë ose të paktën një herë në javë;
– këdo që kalon tranzit, me automjet privat, në territorin italian për një periudhë jo më shumë se 36 orë, me obligimin që, në mbarim të këtij afati, të largohet menjëherë nga territori kombëtar ose, në të kundërtën të qëndrojë në vetë-izolim për 5 ditë në adresën e dhënë në PLF dhe të kryej një test molekular ose antigjen në fund të vetë-izolimit;
Fëmijët nën moshën 6 vjeçare janë të liruar nga masa e prezantimit të testit molekular/antigjen.
? Plotësimi i formularit dixhital PLF https://app.euplf.eu/#/ është i obligueshëm për secilin qytetar, pa përjashtim, duke përfshirë edhe ata që janë të liruar nga tamponi dhe vetë izolimi”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Për më shumë detaje, klinkoni KËTU
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit
Vdes akademik Minir Dushi, inxhinieri i parë shqiptar në Stantërg
Sadikario: Nuk duhet të ketë kompromis me të vërtetën historike rreth Holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës