Site icon Telegrafi

Ambasada në Shkup: Nxirren nga Lepenci trupat e pajetë të tre shtetasve të Kosovës

Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar se nga lumi Lepenc është nxjerrë vetura e familjes nga Kosova, ku brenda saj kanë qenë edhe trupat të cilët deri më tash kanë rezultuar të zhdukur.

“Njoftojmë opinionin e gjerë se pas një pune intensive ekipet e kërkim-shpëtimit nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës kanë arritur ta lokalizojnë veturën në lumin Lepenc ku pas shumë përpjekjeve është arritur nxerrja e veturës, me trupat e pajetë në të”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Lexo po ashtu Kurti ngushëllon familjet e viktimave në Lepenc: Ngjarje të tilla si kjo prekin thellë secilin prej nesh

Ambasada e Kosovës në Shkup shpreh ngushëllimet e saja të thella për këtë tragjedi.

Ambasada poashtu ka shprehur falënderim për të gjitha institucionet e përfshira në këtë rast.

Lexo po ashtu Vetura ‘BMW’ me targa të Kosovës nxirret nga lumi Lepenc

Ndryshe, pas rreth 30 orë kërkimesh policia ka gjetur tre trupat e pajetë, të cilët pas një aksidenti në trafik dje, përfunduan në lumin Lepenc. Viktimat i përkasin familjes së njëjtë, një çift burrë e grua dhe djali i tyre i mitur.

“Nga ana e shërbimeve të policisë dhe njësisë speciale “Tigrat”. është gjetur edhe makina “BMW” me të cilin ata ishin transportuar”, thonë nga policia maqedonase.

Drejtuesi i makinës tjetër me targa të Shkupit, të përfshirë në këtë aksident është arrestuar sot, kanë njoftuar nga Prokuroria.

Në veturën me targa të Kosovës ishin katër persona dhe njëri prej tyre ka arritur të dalë prej saj, ndërsa të tjerët së bashku me mjetin ranë në lumin Lepenc.

Personi është nxjerrë nga lumi dhe është transferuar në spitalin ‘8 Shtatori” në Shkup dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, ka bërë të ditur policia maqedonase.

Autoritetet maqedonase më herët gjatë 18 qershorit njoftuan se kanë ndaluar shoferin e automjetit me targa të Shkupit, që u aksidentua me makinën me targa të Kosovës.

Lexo po ashtu Kurti ngushëllon familjet e viktimave në Lepenc: Ngjarje të tilla si kjo prekin thellë secilin prej nesh

“Sektori i punëve të brendshme në Shkup po vazhdon hetimet lidhur me incidentin në rrugën Shkup-vendkalimi kufitar Bllacë dhe me urdhër të prokurorit publik, drejtues i automjetit Volkswagen Turan, me inicialet B.B. është ndaluar për hetime të mëtejme”, thuhet njoftimin e MPB-së.

Në momentin e aksidentit, sipas policisë maqedonase, ka pasur prurje të mëdha të lumit Lepenc për shkak të reshje të rrëmbyeshme të shiut.

Në operacionin e nxjerrjes së makinës kanë marrë pjesë edhe ekipe të kërkim-shpëtimit nga Kosova.

Në vendin e ngjarjes dolën edhe ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, së bashku me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla./Telegrafi/

Exit mobile version