Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ju njofton se të gjitha shërbimet konsullore (si: pasaporta, letërnjoftime, certifikata, etj.) ofrohen vetëm me termin të caktuar paraprakisht.
Caktimi i terminit bëhet përmes platformës zyrtare elektronike E-Kosova në linkun:
Udhëzime për caktimin e terminit në E-Kosova:
- Hyni në platformën eKosova
- Zgjidhni : Shërbimet Konsullore
- Klikoni: Terminet për misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës
- Zgjidhni: Ambasada – Austria, Vjenë
- Zgjidhni shërbimin përkatës dhe vazhdoni me aplikimin
Sipas terminit të caktuar, ju lutemi të paraqiteni në: Shërbimi Konsullor – Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri
Adresa: Wohllebengasse 4, Top 3, 1040 Vjenë
Për informacione shtesë, mund të na kontaktoni në: Email: consulate.vienna@rks-gov.net
Tel: +43 1 504 74 00
Orari i punës me qytetarë: E hënë – E enjte: 09:00 – 12:00 dhe 13:30 – 15:30 /Telegrafi/








































