Ambasada amerikane në Shkup përshëndet hetimet e Kongresit për veprimtarinë e saj

Ambasada amerikane në Shkup është e njohur për letrën e gjashtë senatorëve të cilët kërkojnë që sekretari shtetëror, Rex Tillerson, të nisë hetime për mënyrën e ndihmës financiare që kjo ambasadë dhe USAID-i e japin në Maqedoni.
Në deklaratën për Nova Tv, ambasada thotë se i përshëndet hetimet e Kongresit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
''I përshëndetim hetimet e Kongresit dhe mundësinë për të siguruar informacione për aktivitetet tona dhe për kontekstin në të cilin punojmë ne për arritjen e qëllimeve të politikës së jashtme amerikane'', thuhet në përgjigjen e ambasadës amerikane për Nova Tv./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/03/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































