Ambasada amerikane në Kosovë: Dilni dhe votoni, bëjeni atë në mënyrë të sigurt

Ambasada Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin sot të votojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare duke iu përmbajtur rekomandimeve të institucioneve shëndetësore për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit.
Sipas Ambasadës, qytetarët duhet të mbajnë distancën dhe të ndjekin udhëzimet.
“Mos lejoni që pandemia t'ju ndalojë të luani rolin tuaj në përcaktimin e së ardhmes së Kosovës. Dilni dhe votoni, por bëjeni atë në mënyrë të sigurt - mbani distancën tuaj, vishni një maskë, dhe ndiqni udhëzimet e punëtorëve të zgjedhjeve vendore", shkruan Ambasada në Facebook.
Ndryshe, sot në Kosovë po mbahen zgjedhjet për legjislacionin e tetë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/02/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































