Alves ndryshon sërish deklaratën, tani pranon se ka pasur marrëdhënie seksuale me vajzën që e akuzoi për përdhunim

Dani Alves vazhdon të ketë probleme të mëdha, pasi sërish ka ndryshuar deklaratën e tij.
Ish-mbrojtësi i Barcelonës është i burgosur që nga 20 janari pasi akuzohet për përdhunimin e një vajze.
39-vjeçari ka ndryshuar sërish deklaratën e tij dhe tani ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën që e ka akuzuar, përkundër që në fillim e ka refuzuar një gjë të tillë.
Sipas Marcas, Dani Alves thuhet se në tre deklaratat e mëparshme ka mohuar se ka pasur marrëdhënie seksuale për të fshehur tradhtinë ndaj gruas së tij Joana Sanz, e cila së fundmi e ka vizituar në burg.
Dani Alves në deklaratën e tij të parë ka thënë se nuk e njeh gruan që e ka akuzuar për përdhunim, më pas ka thënë se ka pasur vetëm prekje dhe tani ka ndryshuar tërësisht deklaratën.
























































