Alvaro Morata ka zbuluar në një intervistë së fundmi arysen pse ai vendosi të largohej nga Milani për t’iu bashkuar Galatasarayt pas një gjysmë sezoni në Serie A.
Spanjolli iu bashkua Milanit gjatë afatit kalimtar veror pasi ‘Rossonerët’ shpenzuan 13 milionë euro për ta aktivizuar klauzolën e tij të lirimit në kontratën që kishte tek Atletico Madrid.
Sidoqoftë, aventura e tij në ‘San Siro’ zgjati vetëm gjashtë muaj para se ai të bënte një lëvizje tjetër, duke iu bashkuar Galatasarayt në formë huazimi me opsion blerje.
Morata do të qëndrojë tek Galatasaray deri në janar të vitit 2026, dhe në atë pikë klubi turk do ta ketë mundësinë që ta blejë kartonin e tij për 8 milionë euro.
Galatasaray gjithashtu ka mundësinë që ta zgjasë marrëveshjen e huazimit deri në verën e vitit 2026 nëse paguan 3 milionë euro dhe do të ketë një tjetër opsion për ta blerë atë për 9 milionë euro në fund të atij sezoni.
Në një intervistë për mediumin spanjoll Marca, Morata ka shpjeguar pse ai vendosi të largohej nga Atletico Madridi në verë dhe më pas të largohej nga Milani disa muaj më vonë.
“Rrethanat e futbollit. Në fund, të gjithë duhet të mendojnë për veten e tyre. Është e lehtë të japësh një mendim, por nëse gjithçka shkon mirë, unë do të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe kjo është diçka e rëndësishme për mua”.
Morata tutje shpjegoi se ai iu bashkua Milanit për të luajtur nën urdhrat e Paulo Fonsecas dhe nuk u ndje më rehat pas shkarkimit të teknikut portugez në dhjetor.
“Shkova tek Milani për shkak të trajnerit, i cili ma dëshmoi mua se më do shumë, por pas ca muajsh, një projekt që dukej se do të realizohej mund të ndryshojë për shkak të futbollit”.
“Në fund nuk isha rehat për shkak se unë kisha shkuar atje për Fonsecan”, ka thënë Morata./Telegrafi/