Altin Zeqiri vazhdon me formë të mirë, realizon dy gola në Superligën e Turqisë

Altin Zeqiri ka vazhduar formën e shkëlqyer me fanellën e Rizesporit në Superligën e Turqisë.
Sulmuesi kosovar ka gjetur dy herë golin në ndeshjen Rizespor - Antalyaspor që u mbyll 3-0.
Ishte minuta e 35-të e ndeshjes, kur Olawoyin asistoi bukur te sulmuesi dardan i cili nga afërsia realizoi për 1-0.
Sulmuesi gjeti sërish golin në minutën e 60-të për 2-0.
Për sulmuesin dardan ky ishte goli i katërt këtë kampionat në Turqi, derisa ka asistuar edhe në pesë të tjerë. /Telegrafi/
https://twitter.com/FootColic/status/1779515379439517941

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































