LAJMI I FUNDIT:

Alternativa: Kufizimi i lirisë së lëvizjes nga Qeveria është diskriminues

Alternativa: Kufizimi i lirisë së lëvizjes nga Qeveria është diskriminues

Partia opozitare shqiptare Alternativa, nëpërmjet një kumtese për media ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë, për vendosjen e masave të reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Nga kjo parti thonë se vendimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë se Veriut lidhur me masat e reja për parandalim të përhapjes së virusit Covid-19, që të kërkohet vërtetim për së paku një dozë të vaksinës që pranuar, në mënyrë që qytetarit t’i lejohet lëvizje e lirë, është dëshmia më e mirë se Qeveria ka marrë një rrugë pa kthim në luftën me Covid-19, ndërsa çmimin për këtë masë radikale sipas Alternativës, do ta paguajnë qytetarët.

“Alternaiva është e pakënaqur me këtë vendim të Qeverisë dhe konsideron se një vendim i këtillë është tendencioz dhe diskriminues. Vendimet e këtilla e shkelin çdo normë të të drejtave dhe lirive të njeriut. Kjo Qeveri duhet ta ketë të qartë se vendimet e këtilla tendencioze nuk kalojnë dhe nuk mund të zbatohen siç mendojnë ata”.


“Duke e marrë në konsideratë paaftësinë e Qeverisë së RMV-së për të menaxhuar me pandeminë Covid-19, mendojmë se vaksinimi i detyrueshëm i qytetarëve nuk e fsheh dështimin e kësaj qeverie në luftën me virusin Covid-19”, thuhet në reagimin e Alternativës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Kalo në kategori