Site icon Telegrafi

Alpinistja Mrika Nikçi nga Peja, bëhet vajza më e re në botë që ngjitet në majat më të larta në shtatë kontinente

Alpinistja 17 vjeçare nga Peja, Mrika Nikçi, ka shënuar edhe një sukses të madh – është bërë vajza më e re në botë që ka arritur të kalojë sfidën në alpinizëm të njohur si “Seven Summits”.

“Europeans Making a Difference”, ka publikuar një video të Mrikës e cila thotë se nëse dëshironi vërtet diçka, mund të lëvizni edhe malet.

“Në male nuk ka gjini, moshë dhe nuk është e rëndësishme se prej nga vjen. Në male jemi të gjithë të barabartë”, është shprehur Nikçi.

Lexo po ashtu Rrëfimi i Arianit Nikçit pas ngjitjes së pesë majave më të larta të pesë kontinenteve, nga shpëtimi i Mrikës deri tek thyerja e rekordit

Mrika vazhdimit udhëton me babanë e saj, Arianit Nikçin.

Në vitin e kaluar dy alpinistët kishin përfunduar në mënyrë të jashtëzakonshme dhe me shumë sukses ekspeditën ‘Everest 2019’ duke u ngjitur në majën më të lartë në botë. /Telegrafi/

Exit mobile version