Alketa Gashi Fazliu vjen me trilogjinë “Ato gdhendin dhimbjen”: 15 rrëfime të nënave zemërshpuara

Libri i Alketa Gashit një artefakt kundër harresës
Ky libër vjen me dëshmitë autentike duke qenë krejt i ngarkuar e frymëafshtë prej mallit, krenarisë, dhimbjes munguese dhe sidomos lëngatës së fisme mëmësore.
Ky libër është “i mbathur” me jehonë të ardhme të padiskutueshme dhe për të hyrë nëpër kohë të ardhme me imponimin e së vërtetës monumentale që skalit shpirti i nënave që rrëfejnë.
Autorja e librit është gazetare dhe poete sqimatare, me një konsistencë të shpallur ndaj vlerës morale dhe specifikës ndërgjegjësore të martirizimit shqiptar në Kosovë.
Alketa Gashi në këtë libër, ka gjetur formën autentike të respektimit të rrëfimtareve për të mishëruar verbalisht atë realitet heroik nëpër të cilin kaloi sprovat ekzistenciale Kosova, njerëzit e saj por vetiakisht ato dhe familjet e tyre.
Autorja, duke sjellë këto rrëfime, duke i mbajtur në gjuhën idiomatike dhe dialektore, duke respektuar, deri edhe diftongjet në procesin ligjërimor dhe dialogues para kamerës së saj, rënkimet dhe lëngatën fisnike, ia ka dalë të ofrojë një artefakt tronditës për opinionin publik kombëtar dhe atë ndërkombëtar.
Ky publikim vjen jo thjesht në kontekst të një përvjetori, por si akt kompensues në një moment kur mjegulla publike ka mjegulluar të vërtetën tragjike historike shqiptare në Kosovë.
Shoqëria shqiptare në përgjithësi është aktualisht në një moment të shpërfilljes së kujtesës së vet ndaj së shkuarës së afërt. Kjo shpërfillje mbart pasoja dramatike: Ajo, së pari, ftoh shpirtin kombëtar të shoqërisë e njëherësh lëndon plagët e freskëta të rrëfimtareve tona heroina.
Kjo harresë, kjo shpërfillje është një ftohtësi e pahijshme për një popull me aq martiritet dhe për një shoqëri me kaq shumë pengesa të tjerësh.
Libri “Ato gdhendin dhimbjen” është pikërisht një libër i tërheqjes së vëmendjes dhe i shkundjes së ndërgjegjes sonë kolektive për të mos rënë dhe ecur më tej në fatkeqësinë e pengimit të vetvetes përmes harrimit dhe kapërcimit të dhimbjes.
Ky është një libër që grish për nderim dhe krenari të urtësishme, shqiptarët.
A. Çipa
Trilogjia pasurohet edhe me filmin dokumentar dhe ekspozitën! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Java e modës së lartë në Londër mbajti një leksion mbi elegancën e përjetshme

Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda
Historia e Sophia Loren – yllit të Hollywood-it e cila u dashurua vetëm në një mashkull për 50 vite

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë