LAJMI I FUNDIT:

Aliu: Të korrigjojmë himnin dhe flamurin e Kosovës (Video)

Aliu: Të korrigjojmë himnin dhe flamurin e Kosovës (Video)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka thënë se duhet t’i gëzohemi suksesit të Kosovës në futboll, por mirë do të ishte të ndryshohet himni dhe flamuri

Aliu ka thënë ka ende kohë që Kuvendi i Kosovës të reflektojë për të ndalur Hashim Thaçin.

Deputeti opozitar në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se klasa politike duhet të ketë një unitet politik për të ndalur Hashim Thaçin.


“Tash duhet të ndalemi dhe të reflektojmë. Të ndalim Hashim Thaçin sepse po e shohim se çfarë është në gjendje të bëj. Kur do të arrijmë të ndalim atë, pastaj do të kemi situatë krejtësisht tjetër. Ai moment do të jetë fillimi i kësaj kthese që ne po flasim”.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për ndeshjet e futbollit, duke thënë se edhe në të kaluarën ekipet sportive i kanë mobilizuar shqiptarët për kauza të rëndësishme.

“Ne duhet t’i gëzohemi suksesit të përfaqësueses së Kosovës. Por, perfekte do të ishte të ndryshojë himni dhe flamuri, dhe le të luajnë të dyja shtetet… Të korrigjojmë atë çfarë kemi të imponuar dhe kjo do të ishte e duhura”, tha Aliu, përcjell Telegrafi.

Aliu thotë se pavarësisht dështimeve që i kanë ndodhur Kosovës në rrafshin diplomatik, sporti do të na ngrejë pak moralin dhe do të gjejmë energji për t’u ngritur si popull.

“Sukseset në futboll na ngritë moralin…Ne kemi pasur luftën tonë si diçka që na ka ngritur moralin, ndërsa tani korrupsioni e gjërat negative na kanë ulur pak moralin. Sporti pak na ngre pak moralin”, tha  Aliu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Rreth 700 raste me zgjebë në Kosovë për nëntë muaj

​Rreth 700 raste me zgjebë në Kosovë për nëntë muaj

Shëndetësi
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Një shtetas turk raporton se është grabitur në Prishtinë – ia marrin kartelat, pasaportën e paratë

Një shtetas turk raporton se është grabitur në Prishtinë – ia marrin kartelat, pasaportën e paratë

Kronika e Zezë
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Kalo në kategori