LAJMI I FUNDIT:

​Aliu: Rruga Deçan-Plavë do të vazhdojë por nevojitet marrëveshje me Malin e Zi

​Aliu: Rruga Deçan-Plavë do të vazhdojë por nevojitet marrëveshje me Malin e Zi
Foto: Arkiv

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka deklaruar projekti për ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë do të vazhdojë, por duhet të ketë edhe një marrëveshje me qeverinë e Malit të Zi, për të vazhduar nga kufiri deri në Plavë.

Sipas tij, projekti ekzistues Deçan-Plavë, do të vazhdojë por atje duhet të ndërtohet një tunel.

“Duhet të ketë tunel sepse nuk ka sensë sepse është lartësi, e këtu duhet të ketë marrëveshje me Malin e Zi. Asnjë marrëveshje ku pjesa e Malit të Zi ta bëjë pjesën e vet nuk ka. Ky komunikim duhet të vendose sepse në të kundërtën rruga mund të shkoj vetëm deri në kufi”, tha ai në ATV.


Tutje shtoi se lidhur me manastirin e Deçanit, nuk duhet të ketë problem pasi në atë pjesë është paraparë rruga dhe është pronë publike.