LAJMI I FUNDIT:

Aliu: Materialet që i kemi dorëzuar në Institut janë thelbësore për të mbajtur përgjegjës ata që kanë kryer krime

Aliu: Materialet që i kemi dorëzuar në Institut janë thelbësore për të mbajtur përgjegjës ata që kanë kryer krime

Kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu ka bërë sot të ditur se bashkëpunimi i tyre me Institutin për Krime të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë është i rëndësishëm jo vetëm në aspektin institucional, por sidomos për qytetarët dhe për familjarët e viktimave të luftës së fundit.

Ai bëri të ditur se gjatë takimit që ka pasur me drejtorin e Institutit, Atdhe Hetemi, dorëzuan të gjitha materialet arkivore që posedojmë si institucion, të cilat dokumentojnë dëmet dhe krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Komunën tonë.

Rreth dy mijë dëshmi iu dorëzuan Institutit për Krime të Luftës
Lexo po ashtu Rreth dy mijë dëshmi iu dorëzuan Institutit për Krime të Luftës

“Materialet që kemi dorëzuar do të ndihmojnë në përgatitjen e një dosjeje të plotë me dëshmi dhe evidenca, të cilat do të jenë thelbësore për të mbajtur përgjegjës ata që kanë kryer krime të gjenocidit dhe krime kundër njerëzimit.


Vlerësojmë punën e palodhshme të Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë  në mbledhjen dhe ruajtjen e këtyre dëshmive, të cilat sigurojnë që e kaluara jonë të dokumentohet dhe të shërbejë si mekanizëm për drejtësi si parakusht i paqes”, shkruan Aliu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Lajme
Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Lajme
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
​Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

​Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

Lajme
Kalo në kategori