Telegrafi

Alisson zbulon se ku qëndron dallimi kryesor mes Arne Slot dhe Jurgen Klopp

Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker, ka përmendur qasjen e veçantë të trajnerit të ri Arne Slot në krahasim me Jurgen Klopp.

Duke mos e harruar ndikimin e jashtëzakonshëm që pati Klopp gjatë udhëheqjes së tij, Alisson shtoi se Slot ka sjellur një entuziazëm të madh dhe ide të reja në skuadër.

“Trajneri i ri ka ardhur me entuziazëm të madh, me ide të reja për futbollin. Ato nuk janë më ndryshe nga ajo që kemi bërë në të kaluarën, por ai e do posedimin e topit, atij i pëlqen të krijojmë raste që nga mbrojtja, duke nisur nga unë, derisa të arrijmë së bashku tek porta tjetër”, ka thënë Alisson.

Alisson nënvizoi tutje dëshirën e Slot për të nisur aksionet nga faza e mbrojtjes, duke i lejuar kështu lojtarëve liri që të shprehin kualitetin e tyre dhe etikën e palodhshme të punës nga ana e stafit.

“Ne na pëlqen të luajmë pranë njëri-tjetri, ne na pëlqejnë lëvizjet që trajneri dëshiron që t’i bëjmë dhe ai na jep liri që të jemi çfarëdo lojtari që duam të jemi”.

Braziliani në fund ka shprehur optimizmin e tij sa i përket të ardhmes së Liverpoolit nën urdhrat e Slot.

“Me ardhjen e tij ne të gjithë kemi qenë shumë entuziast dhe mund të bëjmë një punë të mirë këtë sezon”, përfundoi Alisson./Telegrafi/