Portieri i Romës, Alisson, është një nga emrat më të përfolur në tregun e transferimeve të verës së 2018.

Para ndeshjes mes Brazilit dhe Australisë, 25-vjeçari ka folur edhe për të ardhmen e tij.


"Mendoj se çdo gjë duhet të zgjidhet para Kampionatit Botëror, kjo është ajo që dua. E vërteta është se kam lënë gjithçka në dorën e agjentit tim", ka thënë Alisson.

Për brazilianin kanë shfaqur interesim shumë skuadra, më serioze deri më tani është Liverpooli.

Alisson shikohet si lojtari ideal për të siguruar një herë e mirë portën e Reds.

alisson (Foto: Getty Images)

Vlera e kartonit të lojtarit është rreth 80 milionë euro.

Nuk duhet harruar në sezonin 2017/18, Alisson është cilësuar si portieri me paraqitet më të mira. /Telegrafi/

telegrafi sport app