LAJMI I FUNDIT:

Alisa, arma sekrete e Putinit!

Alisa, arma sekrete e Putinit!

Gratë hakere janë të pakta, por që ekzistojnë, kjo është e sigurt. Më e komplikuar është të kuptosh nëse dikush nga ato bën pjesë tek skuadra e piratëve informatikë të Vladimir Putinit, të akuzuar si dora e gjatë e Kremlinit për të influencuar zgjedhjet amerikane dhe për të çorientuar opinionin publik.

Kështu, teksa tensioni ndërkombëtar mbi sigurinë kibernetike rritet, në rrjetet sociale kanë nisur të dalin “legjendat” e para. Rasti i parë që po diskutohet në këto orë është ai i Alisa Shevchenko.

E pranishme në Twitter me profilin @badd1e, asaj i atribuohet “Zorsecurity”, një kompani e specializuar në sigurinë informatike e sanksionuar nga presidenti Obama pasi konsiderohet si vegël e GRU-së, shërbimi ushtarak rus.


Alisa konsiderohet nga analistët një “yll” i luftës kibernetike, por ajo vetë, në një intervistë me email për “The Guardian” ka mohuar që të veprojë për llogari të Putinit.

Pasi i thotë gazetës se po shkruan nga një fshat pak orë larg Bangkokut, në Tajlandë, Alisa shprehet se çështja e hakerimit rus po gjeneron një “kuotë të lartë histerie nëpër botë”.

Sipas vajzës, e re në moshë, por që për të cilën dihen fare pak detaje, amerikanët po gabojnë dhe po e fryjnë rolin e hakerave rusë. Megjithatë, kur pyetet nga gazeta nëse supozimet e inteligjencës amerikane gabohen kur akuzojnë “Fancy Bear”, një grup hakerësh rusë, Alisa devijon dhe nuk përgjigjet.

Betejën me “The Guardian” ajo e vijon në Twitter. “Gazetës, që më pyet se cilat janë tani prioritetet e mia i them: Të marr pak LSD (një lloj droge) dhe të eci në një park kombëtar pa u shqetësuar për sigurinë”, thotë Alisa. /Tema/

Në trend Botë

Më shumë
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Evropa
Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Amerika
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Evropa
Kushëriri i JD Vance, ish-luftëtar vullnetar në Ukrainë, dënon 'sjelljen' e zëvendës-presidentit amerikan ndaj Zelenskyt

Kushëriri i JD Vance, ish-luftëtar vullnetar në Ukrainë, dënon 'sjelljen' e zëvendës-presidentit amerikan ndaj Zelenskyt

Botë
Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Botë
Kalo në kategori