Aliovski e Sadiku të pandalshëm, i sigurojnë fitore të madhe Luganos (Video)

Vazhdon shkëlqimi i dy futbollistëve shqiptarë, Armando Sadiku dhe Ezgjan Aliovski në kampionatin zviceran.
Lugano ka arritur të marrë një fitore të madhe në udhëtim tek Young Boys Berni me rezultat të ngushtë 2-1.
Dy futbollistët e talentuar shqiptarë kanë shkëlqyer në këtë sfidë duke shënuar nga një gol.
Në fakt Sadiku asistoi në minutën e gjashtë për Aliovskin i cili shënoi për 1-0.
https://www.dailymotion.com/video/x5jfgp9_egzijan-alioski-goal-hd-young-boys-0-1-lugano-23-04-2017-720p_sport
Ndërkohë golin e dytë dhe të fitores, sulmuesi nga Elbasani e realizoi në minutën e 54-të.
Pas këj fitore, Lugano zë pozitën e pestë në tabelë me 40 pikë të grumbulluara dhe vetëm tri pikë mbrapa Luzernit.
Ndërkohë për Aliovskin goli i sotëm ishte i 15-ti në këtë kampionat, derisa Sadiku realizoi të shtatin. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x5jflbi_armando-sadiku-goal-hd-bsc-young-boys-0-2-fc-lugano-23-04-2017_sport



















































