LAJMI I FUNDIT:

Alibeaj: Synimi ynë kryesor është që Rama të mos marrë 71 mandate

Alibeaj: Synimi ynë kryesor është që Rama të mos marrë 71 mandate

Në zgjedhjet e kësaj pranvere, forcat e reja politike siç mund të jetë “Djathtas 1912”, presin që të sigurojnë votën e atij që quhet “elektorati gri”, pra ata që nuk votojnë as majtas e as djathtas.

I ftuar në një emision ne A2 CNN, deputeti Enkelejd Alibeaj shpjegoi se cilat janë disa nga objektivat e forcës politike në të cilën ai bën pjesë, për garën elektorale të 2025.

“Unë bashkë me kolegët e mi, jemi të vendosur që futja në zgjedhjet e 11 majit, të ketë një synim bazik, minimal që Edi Rama të mos marrë 71 mandate,” tha Alibeaj teksa shprehej se përpos këtij synimi, politika nuk duhet të jetë aritmetikë.


Sipas tij, duke u nisur nga të dhënat e zgjedhjeve të 2021, 30% e shqiptarëve zgjedhin të mos votojnë, dhe kjo siç u shpreh Alibeaj, është një votë e munguar që nuk u përkthye në mandate.

“Edhe pse Edi Rama ka vetëm 48% të mbështetjes së publikut, ndodhi për shkak se një pjesë e shqiptarëve ose nuk dolën fare në votim ose nuk e gjetën veten e tyre…Sot ka një grup shqiptarësh që nuk votojnë as Ramën as Berishën…. duke qenë se këta rrinë në shtëpi, mandatet nuk do të shkonin as për Ramën as për Berishën. Ata që votojnë janë ose militanca dhe administrata e Ramës dhe militanca e Sali Berishës.”

Kështu, Alibeaj u bëri thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e kësaj pranvere të dalin nga shtëpia dhe të votojnë në mënyrë që, siç u shpreh ai, me votën e tyre të mos abuzojë qeveria.

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori