LAJMI I FUNDIT:

Ali Ahmeti pret në takim Memli Krasniqin: Duhet të konkretizojmë projektet e ndërlidhjes infrastrukturore

Ali Ahmeti pret në takim Memli Krasniqin: Duhet të konkretizojmë projektet e ndërlidhjes infrastrukturore

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, informon se sot në Kuvendin e RMV-së ka realizuar takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Ahmeti thotë se me Krasniqin kanë diskutuar për momentumin politik dhe socio-ekonomik në të cilin ndodhen të dy vendet, si dhe për sfidat në rrugën e lirisë dhe barazisë.

“I urova z. Krasniqit dhe bashkëpunëtorëve të tij punë të mbarë në drejtimin e subjektit politik që me jetëgjatësinë në skenën politike të Kosovës është aset i çmuar i vendimmarrjes progresive, duke uruar edhe lirimin sa më të shpejtë të themeluesve të këtij subjekti që janë njëherit kontribuesit më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës. Diskutuam bashkë për momentumin politik dhe socio-ekonomik në të cilin ndodhen vendet tona, për sfidat që tejkaluam në rrugën e lirisë dhe barazisë dhe për ata që na presin në rrugën drejt të ardhmes europiane”.


“Shprehëm rëndësinë e madhe të tejkalimit të kontestit të vendit tonë dhe Bullgarinë, si dhe atë të Kosovës me Serbinë mbi parimet e njohjes së ndërsjelltë dhe me përkrahjen e parezervë të faktorit ndërkombëtar. Bashkë duhet të mbetemi të fokusuar për të konkretizuar projektet e ndërlidhjes infrastrukturore mes nesh, për të ruajtur partneritetin euro-atlantik dhe për të ndihmuar njëri tjetrin në menaxhimin e krizës ekonomike dhe energjetike”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori