LAJMI I FUNDIT:

Ali Ahmeti dhe Hristijan Mickoski bisedojnë për daljen nga situata aktuale politike

Ali Ahmeti dhe Hristijan Mickoski bisedojnë për daljen nga situata aktuale politike

Udhëheqësi i OBRM=PDUKM-së, Hristijan Mickoski dhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dje kanë realizuar një takim, ku është diskutuar për daljen nga situata aktuale politike, konfirmon Artan Grubi për “Makfax”.

Grubi thotë se në takim është diskutuar gjithashtu votimi e mundshëm mbi ndryshimet kushtetuese në Kuvend. Burime të partisë nga selia e BDI-së thonë se Ahmeti ende ka shpresë se do të bindë deputetët e opozitës për të mbështetur ndryshimet kushtetuese duke votuar në Kuvend.

“Liderët diskutuan për atë që deputetët e OBRM-PDUKM-së të mbështesin ndryshimet kushtetuese të imponuara nga marrëveshja me Greqinë. Ata janë deputetë legjitimë dhe duhet ta bëjnë këtë”, tha Grubi.


Përveç takimit Mickoski-Ahmeti, dje dhe kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar takim me deputetët. Megjithatë, Daniela Rangellova, deputete nga OBRM-PDUKM, tha për “Makfaks” se asnjëri nuk ka kontaktuar kurrë me grupin e tyre parlamentar për të organizuar një takim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori