LAJMI I FUNDIT:

Algoritmi që vë në lëvizje portretet, duket sikur po flasin (Video)

Algoritmi që vë në lëvizje portretet, duket sikur po flasin (Video)

Në një të ardhme të afërt, do të jetë shumë vështirë, të kuptohet nëse jemi duke e shikuar një regjistrim të vërtetë apo të rrejshëm.

Sumsung e ka zhvilluar algoritmin e fundit, që mund të vë në lëvizje portertet, duke krijuar një material që duket shumë i vërtetë dhe shqetësues në të njëjtën kohë, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit në Samsung AI në Moskë të Rusisë, e kanë zhvilluar aplikacionin e çuditshëm, duke përdorur një sistem algoritmi, që i vë në lëvizje fytyrat, nëpërmjet imazheve të shumta.


Deri më tani, kemi parë shumë ‘deep fake’ që janë shumë të besueshme, mirëpo që janë krijuar nëpërmjet një numri të madh materialesh.

Krijimi i fundit, është shumë më i thellë, sepse duket sikur kthen në jetë imazhe të fiksuara në kohë, që nuk ka një tjetër të ngjashëm.

Fyodor Dostoyevsky, Salvador Dali,  Elbert Einstein, Merlin Monroe si dhe Mona Lisa shfaqen në këto pamje sikur të flasin me të vërtetë. /Telegrafi/