Numërimi mbrapsht ka nisur për premierën e risisë së fundit të veturë Alfa Romeo.

Pas disa vonesave, Alfa Romeo më në fund ka shpallur datën e premierës së crossoverit të ri. Është Tonale, dhe premiera është planifikuar për 8 shkurt.


Në pritje të asaj dite të madhe për markën, por edhe për të gjithë industrinë italiane të veturave, Alfa Romeo na nderoi me një video njoftim.

d1643ab4 8524 4761 a83c 6da1b09009e6

Është i shkurtër dhe nuk zbulon shumë, por na jep një pasqyrë të pjesës së përparme të automjetit, si dhe një pamje të panelit të instrumenteve në kabinë.

Nëse e ndjekim konceptin e vitit 2019, nuk duhet të ketë befasi për sa i përket dizajnit dhe pikërisht këtë e vërteton videoja që tregon. I pozicionuar poshtë modelit Stelvio, Tonale e re do të ofrohet në një gamë shumë bindëse motorësh.

Sipas informacioneve aktuale, duhet të ofrohet një hibrid plug-in me motor 1.3 turbo benzine me 240 kuaj/fuqi, si dhe dy versione të katër cilindrave më të dobët, ai fillestar me 130 dhe hibridi i butë me 160 kuaj/fuqi. Gjithashtu nuk përjashtohet ende një naftë 130 kuaj/fuqi. Mostrat e para duhet të mbërrijnë në sallone në fillim të korrikut.  /Telegrafi/