Është vlerësuar lartë, por Alfa Romeo Giulia Quadrifoglio i lansuar së fundmi, po zhgënjen me shitjet.
Vetëm 2,482 modele të tilla janë shitur gjatë këtij viti, që është një telash i madh për prodhuesin italian, transmeton Telegrafi.
Rivalët Audi A4 dhe BMW 3 Series kanë pasur shitje të kënaqshme, me 15,379 respektivisht 22,548 njësi të shitura.
Shifrën prej 35,436 njësive e ka arritur Mercedes-Benz C-Class, Cadillac ATC 6,024, kurse Jaguar XE u shit në 4,528 njësi.
Krahasuar me këto shifra, Alfa Romeo duhet të jetë në shqetësim të madh, ngaqë është shumë dobët dhe duhet të ndërmerr diçka për këtë situatë. /Telegrafi/