LAJMI I FUNDIT:

Alexei Navalny rrezikon të dënohet me burg

Alexei Navalny rrezikon të dënohet me burg

Një gjykatë në Moskë do të vendosë së shpejti nëse do ta kthejë dënimin me kusht të Alexei Navalny në dënim me burg, derisa policia po arreston më qindra protestues pro-Navalny.

Shumë policë të trazirave janë vendosur jashtë gjykatës ku pritet të merret vendimi.

Gjatë këtyre ditëve ka pasur qindra arrestime të protestuesve në përkrahje te Navalny.


Aktivisti anti-Putin rrezikon të përballet me dy vjet e gjysmë burg, për arsye se ka shkaktuar protesta në të gjithë vendin.

Navalny, e ka quajtur tash e disa herë të trilluar akuzën e përvetësimit.

Grupi rus i monitorimit OVD-Info njoftoi se 24 persona ishin arrestuar pranë gjykatës të martën në mëngjes.

Kthimi i Navalny në Rusi më 17 janar shkaktoi protesta masive në mbështetje të tij, shumë prej tyre të rinj rusë që kanë përjetuar vetëm qeverisjen e Presidentit Vladimir Putin.

Grupi OVD-Info tha se policia arrestoi më shumë se 5,000 njerëz në protestat pro Navalny në 86 qytete në të gjithë vendin të Dielën.

Navalny është akuzuar për thyerje të rregullave të provës, një akuzë kjo që avokatët e tij e konsiderojnë absurde, pasi autoritetet e dinin se ai po shërohej në Berlin pas një sulmi me agjent nervor që gati e vrau.

Ai kaloi disa muaj duke u rikuperuar nga helmimi nga Novichok një sulm që ai ia fajësoi direkt Presidentin Putin.

Kremlini ka mohuar çdo përfshirje në rastin e Navalny. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas deklaratave të Vulinit se Serbia me Vuçiqin nuk do të anëtarësohet në NATO dhe t’i vendosë sanksione Rusisë – reagon politikani gjerman Michael Roth

Pas deklaratave të Vulinit se Serbia me Vuçiqin nuk do të anëtarësohet në NATO dhe t’i vendosë sanksione Rusisë – reagon politikani gjerman Michael Roth

Serbia
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Ministri italian i Kulturës e pranon me lot në sy se tentoi ta punësojë të dashurën si këshilltare në ministri

Ministri italian i Kulturës e pranon me lot në sy se tentoi ta punësojë të dashurën si këshilltare në ministri

Evropa
Policia gjermane qëllon “të dyshuarin” në afërsi të konsullatës izraelite nw Mynih

Policia gjermane qëllon “të dyshuarin” në afërsi të konsullatës izraelite nw Mynih

Evropa
Papa dhe imami indonezian bëjnë thirrje të përbashkët për paqe, vizitojnë tunelin që lidhë xhaminë me një katedrale katolike

Papa dhe imami indonezian bëjnë thirrje të përbashkët për paqe, vizitojnë tunelin që lidhë xhaminë me një katedrale katolike

Azia
Kreu marrëdhënie intime në faltoren japoneze, arrestohet austriaku

Kreu marrëdhënie intime në faltoren japoneze, arrestohet austriaku

Azia
Kalo në kategori